A po zbehet besimi i Perëndimit n’Erdoganin

Kaosi në nji vend si Turqia ma së paku ju duhet në këtë kohë NATO’s dhe Bashkimit Europian, kur po përballen me shumë sfida, nga vendimi i Britanisë së Madhe për me u largue nga BE, terrorizmi global e deri tek problemi i emigrimit masiv.

NATO dhe BE denojnë tentimin e puçit në Turqi, tue thanë qartë se në nji vend demokratik pushteti nuk mundet me u ndërrue me dhunë, por druejnë nga hakmarrja e pushtetit ndaj kundërshtarëve politikë.
Shqetësimi i këtyne dy organizatave asht edhe ma i madh kur dihet se Turqia ka nji ndër rolet kyç në përballjen me dy sfidat kryesore; luftën kundër terrorizmit në Siri dhe zgjidhjen e problemit të emigrimit ilegal.

Deri më tash edhe forcat amerikane kanë përdor territorin e Turqisë për sulme ndaj pozicioneve të ashtuquejtunit “Shtetit Islamik” në Siri.