A po zbutet Erdogan, liron 758 ushtarë nga 989 t’arrestuem!

Prokuroria e Stambollit ka ba nji kerkesë për lirimin e 758 ushtarëve t’arrestuem në kuadër të hetimit për tentativën e grushtit të shtetit nga organizata terroriste FETÖ, raporton Anadolu Agency (AA).

Prokuroria e Stambollit ka rimarrë në pyetje 989 ushtarë dhe studentë ushtarakë në kuadër të hetimeve për tentativën e grushtit të shtetit nga ana e FETÖ’s.

Mbas rimarrjes në pyetje komisioni hetimor ka vendos me tërheqë padinë për 758 ushtarë nga t’arrestuemit.

Ndërkohë kërkesa e hetuesve asht marrë parasysh nga gjykata e cila e ka konsiderue atë si nji veprim të matun tue pas parasysh gjendjen aktuale në vend.

Nga ana tjetër masa e arrestit për 231 ushtarë të tjerë ende vazhdon.