A po zbutet Putin, çka thotë tash për Amerikën

Presidenti rus, Vladimir Putin tha se qeveria e tij nuk e konsideronte SHBA’në si armike.

“Na nuk e konsiderojmë Amerikën si armiken tonë”, tha Putini gjatë nji konference shtypi televizive, në përgjigje të nji shikuesi amerikan, i cili përmes videolinkut pyeste se si ta zgjidhte problemin me rusofobinë mes bashkatdhetarëve të tij.

Presidenti hodhi poshtë problemet e fundit midis vendeve si rezultat i mosmarrëveshjeve në lidershipin amerikan.

“Na kemi shumë miq në Amerikë”, tha Putini.

“Recesioni i Rusisë asht tashma histori”, tha Presidenti Putin ndërsa i përgjigjej pyetjeve të publikut.

“Recesioni asht tejkalue”, tha Putini tue i dhanë nji vlerësim pozitiv ekonomisë ruse.