A po zhvillohen hetime për listat e veteranëve?

Nuk ka fillue asnji hetim për akuzat e drejtueme ndaj listave të veteranëve. Edhe pse nji akuzë e tillë u drejtue nga kryeministri Isa Mustafa, qeveria nuk ka kërkue hetim të listave.

Edhe pse nga veteranët po ashtu u kërkue nji auditim i këtyne listave, Këshilli për Mbrojtjen e Veteranëve të UÇK’s nuk ka marrë përgjigje nga Qeveria e vendit. Edhe prokuroria e shtetit ka vendosë me heshtë rreth listave.

Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Veteranëve të UÇK’s, Xhevdet Qeriqi ka thanë se ky Këshill nuk ka ndonji informacion se kur ka me nisë hetimi i listave të veteranëve. “Ende nuk kemi marrë përgjigje nga qeveria lidhun me kërkesat tona të adresueme përmes nji proteste të mbajtun dy javë ma parë”, ka thanë Qeriqi.

Ai ka thanë se nuk kanë pasë asnji kontakt me qeverinë dhe simbas tij as ndonji përgjigje qoftë negative apo pozitive. Qeriqi ka theksue se kanë me i drejtue kërkesat e tyne edhe me shkrim në adresë të institucioneve.

Ndërsa, ka thanë se hetimet për listat e veteranëve ka qenë dasht të kërkoheshin nga vet kryeministri Isa Mustafa. Por, ai thotë se realiteti që po mbizotnon në Kosovë, madje as prokuroria nuk po nis hetim.