A provokoi Vetëvendosje me vetëdije raportet me Malin e Zi

Anëtari ma i ri i Levizjes Vetëvendosje, Dukagjin Gorani n’intervistën InfoBox, të RTV Dukagjinit, ka pranue se vendosja e flamurit kombëtarë në kufi me Malin e Zi, ka qenë provokim i raporteve me nji shtet tjetër.

Por, Gorani e konsideron për notë proteste, vet largimin e këtij flamuri dhe tabelës nga ana e policisë së Malit të Zi.

Madje, Gorani vlerëson se qeveria nuk deshiron me rinegociue marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi, mbasi që i frigësohet përgjegjësisë penale.

Ai thotë se pret nga Qeveria e Kosovës me tentue me themelue komisione gjithë partiake, për këtë çashtje.