A u kap dikush per pastrim te pareve ne Kosove?

Kontrabanda asht burimi kryesor i pareve të pista në Kosovë u tha sot në tryezën e Institutit Kosovar për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave dhe Syni i Vizionit për politikat dhe praktikat e pastrimit të pareve në Kosovë.

Përfaqësuesi i zyrës së BE’së në Kosovë, Libor Chlad kritikoi shkallën e ulët të luftës ndaj pastrimit të pareve.

Pastrimi i pareve asht nji veprimtari kriminale dhe kostoja e pastrimi të tyne për shoqninë tonë asht shumë e madhe. Sipas të dhanave që kemi, deri tani asht hetue vetëm nji rast i pastriminit të pareve, e kjo tregon nivelin e ulët të luftës ndaj kësaj dukunie, – tha ai.

Edhe Ehat Miftari nga Instituti i Kosovës për Drejtësi tha se në këtë sektor mungojnë rezultateve konkrete.

Ndër rekomandimet e këtij hulumtimi ishin koordinimi mes institucioneve të sundimit të ligjit, të mandatueme për me luftue rastet e pasunisë së paligjshme, plotësimi urgjent i kapaciteteve, si dhe specializimi i institucioneve përgjegjëse të kësaj fushe.