A u rrahën serbët e Gorazhdecit mes vete për Hashim Thaçin?

Dy të rijë serb, të moshës nën 18 vjeçare, raportohet ta kenë sulmue fizikisht në shtëpinë e tij nji tjetër serb të Kosovës.

Ngjarja ka ndodh t’Ejten, 5 minuta para mesnate në Gorazhdec të Pejës.

Viktima e sulmit, Milosav Pavlovic pretendon se u rrah nga të dy rijtë e fshatit për shkak të vizitës së Presidentit Hashim Thaçi në këtë fshat.

Ndërsa, hetimet e para të Policisë tregojnë se motivet e sulmit mund të lidhen me nji mosmarrëveshje paraprake, dy vite ma parë. Dy sulmuesit janë dërgue në mbajtje.

“Këto janë për Thaçin”, thotë në Polici, ti kenë thanë serbit 66 vjeçar Milosav Pavlovic nga Gorazhdeci i Pejës, dy të rijtë M.B. (2000) dhe I.B. (1999), mbasi e rrahën me shupkaka e shkelma në terrasen e shtëpisë së tij në fshatin e banuem me serb.

Ngjarja ka ndodh t’Ejten, rreth orë 23:55, ka raportue Policia e Kosovës.