AAK argat i Kadri Veselit

Tashma kane fillue kritikat e akuzat mes partive opozitare AAK e Lëvizja Vetëvendosje.

Zadhanësi i VV’s, Frashër Krasniqi e ka quejt AAK’n argat të Kadri Veselit, në nji shkrim në Facebook ku gjithashtu shkruejti se prokuroria e kapun nga Kryeparlamentari Veseli e fitoi edhe nji dëshmitar të rrejshëm për përndjekje politike të VV’s për rastin e djegies së veturave.

Shkrimi i plotë:

Para pak kohësh, Kadri Veseli e fitoi edhe një argat, AAK-në. Kurse sot, prokuroria e kapur nga Kadri Veseli e fitoi edhe një dëshmitar të rrejshëm për përndjekjen politike të VETËVENDOSJE!-s, Burim Ramadanin.
Ky i fundit – me një gjuhë saktësisht të njëjtë me atë të Qeverisë para një muaji – sot e paska akuzu me të pavërteta VETËVENDOSJE!-n për djegie makinash.
Ky nuk është më flirtim me pushtetin.
Ky është bashkëpunim me pushtetin e kriminalizuar.