AAK asht gati me takue Mustafen, por me nji kusht!

Shprehja e gatishmënisë së kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa për takim me partitë opozitare rreth çashtjes së demarkacionit, si duket asht mirëprit edhe nga Aleanca për Ardhmëninë e Kosovës (AAK).

Partia e Ramush Haradinajt kishte me pranue nji takim me shefin e qeverisë për çashtjen e shenimit të vijës kufitare në mes Kosovës dhe Malit të Zi, nëse do të korrigjohej demarkacioni.

Kështu ka thanë së paku zadhanësi i AAK’së, Muharrem Nitaj.

I pyetun në rast se do të korrigjohej kjo çashtje a do të pranonit me takue kreun e qeverisë, ai asht përgjigj shkurt, “po, pranojmë”.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka shpreh gatishmëninë e tij për me bisedue me krejt partitë (opozitare), rreth çashtjes së demarkacionit.