AAK: Asht rrenë e madhe se duem koalicion me PDK’n!

aak

Aleanca për Ardhmëninë e Kosovës ka ba të ditun se nuk e ka në plan të hyjë në Qeveri.

Partia e udhëhequn nga Ramush Haradinaj ka thanë se AAK mund të bahët pjesë e nji qeverisje, vetëm mbas zgjedhjeve.

Simbas reagimit për media, Haradinaj nuk ka pasë biseda me askend për t’u ba pjesë e Qeverisë dhe të gjitha janë gënjeshtra.

AAK në reagim kërkon po ashtu që qeveria aktuale të japë dorëheqje dhe vendi të shkoj në zgjedhje të reja.

Ky asht reagimi i plotë:

AAK nuk e ka në plan të hyjë në këtë qeveri. AAK, mund të behët pjesë e një qeverie, vetëm pas zgjedhjeve.

As njerëzit e AAK-së, e as Ramush Haradinaj, nuk kan pasur biseda me Kadri Veselin, as me eksponentë të LDK-së, as me ndërkombëtarë, për t’u bërë pjesë e Qeverisë.

Të gjitha informatat për këtë janë një RRENÉ e madhe.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, me asnjë çmim nuk do të bëjë veprime, që do ta rehabilitonin dhe do ta amnistonin qeverinë aktuale, nga ajo që ne e konsiderojmë agresion në sistemin kushtetues dhe territorit të vendit.

Krejt çka kërkojmë nga kjo Qeveri, është që ajo të japë llogari për veprimet antikushtetuese, të japë dorëheqje dhe t’i hapë rrugë zgjedhjeve të reja!