AAK dhe Nisma: Jemi gati për zgjedhje të parakohshme

aaknismaa

Pal Lekaj, shef i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmëninë e Kosovës, subjekt ky opozitar në Kuvendin e Kosovës, thotë se vendi asht dasht me shkue në zgjedhje shumë ma herët se sa tash.

“Mendoj që na e kemi marrë seriozisht këtë keqqeverisje të vendit, që shumë ma herët asht dasht me shkue vendi në zgjedhje, sepse kemi shumë gjana që kontestohen dhe janë të kontestueshme”, ka thanë Lekaj.

Haxhi Shala, deputeti i Nismës për Kosovën, subjekt ky opozitar, ka theksue se zgjedhjet kishin me qenë zgjidhje në situatën e tashme.

“Nuk e kam marrë fort serioze atë deklaratë të zotit Veseli, sepse nuk mundet me thanë ai se ‘unë nuk jam fajtor për keqqeverisjen’ kur dihet se edhe PDK’ja asht në qeverisje në këtë vend. Por, sidoqoftë, në qoftë se e ka me të vërtetë dhe e ka pasë nji deklaratë serioze, unë mendoj se jemi për zgjedhje. Pse të mos jemi? Vetëm zgjedhjet munden me i dhanë drejtim këtij vendi në këto pika që janë të kontestueme nga opozita”, ka thanë Shala për Radion Europa e Lirë.