AAK dhe Nisma kanë nji kërkesë

AAK dhe Nisma kërkojnë që me u shpallë zgjedhjet e reja. Liderët e këtyne dy partive në nji konferencë të përbashkët për media kanë thanë se Qeveria e Kosovës po tenton me i trafikue dy marrëveshjet që simbas tyne janë të damshme për vendin.

“Na si Nismë dhe AAK kërkojmë që menjiherë me u ulë dhe me e shpallë datën e zgjedhjeve dhe mandej me folë për këto dy tema. Kjo neglizhencë e ka damtue Kosovën dhe po e damton procesin e liberalizimit. Rruga dhe tendenca për me kalue përmes trafikimit dhe presionit ndaj deputetëve ka vetëm pasoja, andaj kërkojmë me u ndalue çfarëdo tentative për me i kontrabadue këto marrëveshje dhe vendi me shkue në zgjedhje”, tha Limaj.

Edhe kryetari i AAK’s, Ramush Haradinaj tha se, duhet që me u ndërpre kjo gjendje dhe me u vendosë për zgjedhje.

“Jemi të shqetësuem se në rast se insistohet për trafikimin e këtyne marrëveshjeve ka me e thellue krizën në vend. Po kërkojmë nga koalicioni që mos me shkue kësaj rruge dhe me i kthye pamjet e krizës. Situatat asht serioze. Duhet me ju gjetë nji dalje këtyne marrëveshjeve, e ajo asht shkuemja në zgjedhje. Situata bahet shumë ë komplikueme nëse insistohet këto marrëveshje me kalue me trafikim. Asht momenti me kërkue dalje, jo kthim në gjendjen e mahershme. Shqetësimi për këto tema asht vetëm i opozitës, por dhe i qytetarëve”, tha Haradinaj.