Zyrtare: AAK e Nisma nënshkruejnë koalicionin n’orën 16:00

limarramboooo

Aleanca për Ardhmëninë e Kosovës dhe NISMA për Kosovën janë marr vesh për inicimin e krijimit të boshtit opozitar në Kosovë.

Liderat e këtyne dy partive, sot n’orën 16:00, në selinë e Nismës për Kosovën do të nenshkruejnë marrëveshjen e bashkëpunimit, njoftojnë AAK e NISMA.

Simbas dy partive, marrëveshja mbetet e hapun për parti të tjera dhe përfaqësues të shoqnisë civile e personalitete nga jeta publike.

 

AAK dhe Nisma sot lidhin koalicion. Gati me qeverisë me PDK’n dhe LDK’n!

 

Aleanca për Ardhmeninë e Kosovës (AAK) dhe Nisma për Kosovën do ta nënshkruejnë sot marrëveshje koalicioni parazgjedhor në bazë të cilit, në zgjedhjet e ardhshme, do të shkojnë si dy forca të përbashkëta politike.

Burime mbrenda AAK’s kanë konfirmu se liderat e të dy partive politike sot në orën 10:00 do të takohen në zyrat e AAK’s, para se ta nënshkruejnë marrëveshjen.

Simbas kësaj marrëveshje AAK dhe Nisma, mbas zgjedhjeve, nuk e përjashtojnë koalicionin me partitë në pushtet PDK’n dhe LDK’n.

“Sot n’orën 10:00 në selinë e AAK’s do të takohen liderat e dy partive politike dhe grupet punuese për ta finalizu marrëveshjen e koalicionit dhe tek mbasdite do të ndodhë edhe nënshkrimi i koalicionit nga dy liderat Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj”, ka thanë ky burim mbrenda AAK’s.

Raportet e AAK’s me Lëvizjen Vetëvendosje! janë ftofë kohëve të fundit, sidomos mbas vendimit të AAK’s për me organizu protestën e radhës me 14 Maj n’krye në vete dhe pa koordinimin me dy partitë e tjera opozitare.

Të Diellën Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje! ka dalë me nji qendrim sa i përket situatës së fundit politike në vend dhe bashkëpunimit me dy partitë tjera opozitare.