AAK e NISMA duen zgjedhje, jo kontrabandim të marrëveshjeve!

Dy partnerët opozitar, AAK dhe Nisma për Kosovën kanë ritheksue edhe nji herë gjatë nji konferencë të mbajtun për media se zgjidhja e vetme për krizën aktuale do t’ishin vetëm zgjedhje të parakohshme.

Lideri i AAK’s, Ramush Haradinaj tha se qeveria duhet me heqë dorë nga tentimi dhe kambëngulja e tyne për me u kontrabandue dy marrëveshjet e damshme.

Ata kërkuen që t’ulen bashk dhe të caktohet data e zgjedhjeve e cila ka me shpejtue edhe procesin e liberalizimit të vizave.

Por të pyetun vazhdimisht se a kanë me ju kthye Kuvnedit për me i kundërshtue këto marrëveshje, ata i janë largue pergjigjes mirëpo tue lanë të ditun se nuk ka ndyshim të pozicioneve të tyne.