AAK e Nisma ja bajnë ‘bllok’ Vetëvendosjes

 

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka deklarue se u ka ba ftesë kolegëve të tij nga opozita, Ramush Haradinajt të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Fatmir Limajt të NISMA’s, që të bashkohen sërish në kauzën e përbashkët kundër Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi.

Këtë e ka ba të ditun në nji konferencë për media, ku i quejti “derra”, kryeministrin Isa Mustafa, kryeparlamentarin Kadri Veseli dhe Presidentin Hashim Thaçi, tue thanë se po bante analogji nga libri “Ferma e Kafshëve” të autorit George Orwell.

“I kam thirrë në telefon Ramushin e Fatmirin, por ata s’kanë dashtë të bashkohemi”, ka deklarue Ymeri.