AAK e Nisma kallxojnë se a kanë me qenë në protestë nesër

AAK dhe Nisma, vetëm nji ditë para se të mbahet seanca për ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi, u kanë ba thirrje edhe njiherë deputetëve që të mos e votojnë këtë marrëveshje.

Ata thonë se koalicioni qeveritar, deri tash, nuk e kanë shfrytëzue kohën që e kanë pasë për me i përmirësue gabimet.

Kreu i Nismës, Fatmir Limaj, gjatë nji konference për media tha se, Nisma dhe AAK, që nga fillimi kanë qenë kundër këtij versioni të Demarkacionit.

“Na kemi me shkue nesër në Kuvend për të kundërshtue këtë marrëveshje dhe për të votue kundër. Ftojmë të gjithë deputetët që ta votojnë kundër këtë marrëveshje”, ka thanë ai.

Edhe kreu i AAK’s, Ramush Haradinaj ka thanë se numri i deputetëve që po i thonë jo marrëveshjes asht tue u rritë.

“Për fat të mirë, numri i deputetëve që i thonë jo kësaj marrëveshje asht rritë. I bajmë thirrje shpirtave të shitun e të prishtë Ises e Kadrisë e Thacit që mos guxojnë të falin tokë dhe i ftojmë që të ndalen nga kjo çashtje”, ka thanë Haradinaj në konferencën e përbashktë më Nismën.

Nëse sipas Haradinajt ata tërhiqen nga kjo marrëveshje, ai do ju kërkojë atyre falje.

Limaj e Haradinaj ka thënë se nuk kane me qenë pjesë e protestës, por që e vlerësojnë si të drejtë dhe legjitime që të protestojnë. Ata thanë se kane me fokusue që me anë të votave ta pengojnë votimin.