AAK e Nisma kthehen në Kuvend

aaknismaa

Ulëset e deputetëve të AAK’s dhe Nismës nga 13 Shtatori ma nuk kanë me qenë të zbrazëta. Mbas rreth 7 muejve bojkot, përveç seancave solemne, deputetët e këtyne partive kanë vendosë t’i kthehen jetës institucionale.

Ata kanë theksue se tash e tutje deputetët e dy partive opozitare kane me ju kthye punimeve, jo vetëm në seancat plenare, por edhe mbledhjeve të komisioneve parlamentare.

Mbas procedimit të Demarkacionit në Kuvend, të dy partitë opozitare thonë se nuk kanë ma arsye për të vazhdue bojkotin.

“Nisma për Kosovën në vazhdimësi ka deklarue se në momentin që marrëveshja për Demarkacionin të vijë për shqyrtim na kemi me u kthye në Kuvend dhe ashtu kemi veprue. Nga ajo ditë na kemi me vazhdue me qenë pjesë e punës së Kuvendit”, ka thanë Valdete Bajrami, shefe e Grupit Parlamentar të Nismës.

E, Pal Lekaj, shef i Grupit Parlamentar të AAK’s ka kallxue se kundërshtimi i tyne ka me u ba nëpërmjet votave, e jo gazit lotsjellës apo formave tjera që u përdorën ma parë nga këto parti.