AAK e Nisma, ndryshe nga VV, kanë forma tjera me parandalue Demarkacionin

opozita

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka vendosë që mos me ju bashkëngjitë Lëvizjes “Vetëvendosje” në protestën e 1 Shtatorit për Demarkacionin. Zyrtarë të këtij subjekti politik thonë se krejt fokusi i tyne ka me qenë rrximi i Marrëveshjes përmes votës. Edhe te “Nisma për Kosovën” thonë se ende s’kanë vendosë për mënyrën e kundërshtimit të Demarkacionit në seancën e fillim Shtatorit.

Tri subjektet opozitare në vend, “Vetëvendosje”, AAK dhe “Nisma”, nuk kanë qëndrim të njajtë sa i përket mënyrës së kundërshtimit të Marrëveshjes për Demarkacionin e kufinit me Malin e Zi, e cila pritet të ratifikohet në Kuvend më 1 Shtator 2016.

Përderisa, Lëvizja “Vetëvendosje” thotë se nuk ka me kursye “asnji mjet demokratik” si në Kuvend ashtu edhe jashtë tij për ta parandalue ratifikimin e Demarkacionit, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës thotë se i tanë fokusi i kësaj partie asht që të parandalohet ky ratifikim përmes votës kundër, kështu tue shpresue se as deputetët e koalicionit nuk kanë me votue Marrëveshjen e 26 Gushtit të vitit të kaluem.