AAK e Nisma nënshkruejnë përjashtimin e VV’s nga koalicioni

Akuzat që i bani zadhanësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi gjatë nji konference për media, nuk i penguen Aleancën për Ardhmëninë e Kosovës dhe Nismën që me e zyrtarizue marrëveshjen për koalicion parazgjedhor.

Limaj citoi pikën 2 të Marrrëveshjes, kur tha se oferta vlen për të gjithë, por jo edhe për partitë aktuale ne pushtet.

Mirëpo i pyetun nga Televizioni Rrokum për akuzat e Vetëvendosjes, kryetari i Nismë për Kosovës, refuzoi me u përgjigjë drejpërdrejtë, ndërsa lideri i AAK’s, Ramush Haradinaj e la të hapun mundësinë e kthimit në Kuvend, vetëm për çashtje që shkojnë përtej kësaj Qeverie.
Nga ana tjetër, menjiherë mbas nënshkrimit të Marrëveshjes mes AAK e Nismës, VV publikoi propozimin e refuzuem nga Aleanca e Ramush Haradinajt, të cilën Vetëvendosje ka preferue me e quejtë Rregullore Organizative e Alternativës.

Alternativa asht emni i ri i bllokut opozitar të propozuem nga VV, në 20 nenet e së cilës përcaktohen në detaje mënyrat e organizimit dhe të funksionimit të saj.

Ajo që bie në sy asht parimi i barazisë apsolute, mbasi Këshilli Drejtues i këtij formacioni ishte parapa me u përba nga 12 anëtarë – me nga 3 për secilën parti e 3 të tjerët nga shoqnia civile.

E derisa liderët e AAK’s dhe të Nismës refuzuen me i dhanë arsyet e mospranimit të propozimit të Vetëvendosjes, ndoshta këtë arsye e ka nënkuptue Kryetari i Prishtinës e njiherit nji nga figurat ma serioze në Vetëvendosje.

Gjatë nji interviste televizive, Ahmeti tha se Vetëvendosjes i takon me qenë bartëse e listës zgjedhore, si dhe propozimi i kandidatit për Kryeministër, që simbas tij, duhet me qenë Albin Kurti.