AAK e Nisma nesër në shesh për me protestue!

protetstaaa

Opozita do të bahet “e gjallë” të Shtunën, kur planifikon me protestue kundër Qeverisë.

Por, do të protestojë e ndame.

25 Marsi ishte data kur opozita përfundimisht kishin nda rrugët. Në nji konferencë në sheshin ‘Skënderbeu’ mes tri liderëve të opozitës, ata kishin njoftue se protesta e 26 Marsit asht anulue.

Nuk u vonue shumë dhe AAK kishte thirrë protestë e vetme.

Partia e Ramush Haradinajt kishte njoftue se mbas konsultave të njimbasnjishme që nga anulimi i protestës së kalueme të Opozitës (VV-AAK-NISMA), e parapamë që të mbahej me 26 Mars, kishte marrë vendim që protesta të mbahet me 14 Maj.

Kësaj thirrje ju bashkue edhe Nisma për Kosovën.

Këto dy parti janë organizatore të protestës që do të mbahet të Shtunën, n’orën 14:00.

Protesta e dy partive opozitare asht thirrë, simbas tyne, për të kundërshtue Qeverinë anti- kushtetuese dhe marrëveshjet e damshme për Kosovën.