AAK e NISMA – nesër protesta e inatit me Vetëvendosjen

Njajtë si në kohët e shkueme, por kësaj here pa Vetëvedosjen, para Teatrit Kombëtar, AAK dhe Nisma mbajtën konferencë të përbashkët për media.

Ata ftuen qytetarët për pjesëmarrje masive në protestën e nesërme, derisa treguen se kanë ftue edhe Policinë që me e ndjekë nga afër protestën paqësore.

Kryetari i AAK’s Ramush Hardinaj, tha se nesër ka me u bashkue Kosova për me kundërshtue Qeverinë antikushtetuese.
Ndërsa lideri i NISMA’s, Fatmir Limaj, u bani thirrje qytetarëve të pakënaqun me qeverisjen aktuale me iu bashkue protestës, e po ashtue edhe ata që në të kaluemen e kanë përkrahë kauzën për rrximin e Qeverisë.
Që protesta me qenë e qetë janë angazhue mija aktivistë të të dy partive. Gjithashtu nga Haradinaj asht njoftue që nesër sheshit Skënderbe kanë me iu bashkue edhe qytetarë të vendeve tjera tue tregue që autobusët janë sigurue nga ana e tyne.