AAK e Nisma nuk i shkojnë prapë presidentit Thaçi në takimin për reformën zgjedhore

Aleanca për Ardhmëninë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën nuk kanë me marrë pjesë as në takimin e dytë të thirrun nga presidenti Hashim Thaçi, për me diskutue për reformën zgjedhore.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi u ka dërgue ftesë për nji takim të dytë liderëve politikë për me diskutue për reformën zgjedhore.

Por, sikur takimi i parë edhe ky i dyti i thirrun për të Premten ka me u bojkotue nga opozita.

Zyrtarë të dy partive opozitare AAK e Nisma kanë konfirmue për lajmi.net se nuk kanë me shkue në këtë takim.

Anëtari i kryesisë së AAK’s dhe zadhanësi i saj, Muharrem Nitaj ka thanë për lajmi.net me anë të nji sms se kjo parti nuk ka me marr pjesë në këtë takim.

Edhe shefja e grupit parlamentar të Nismës për Kosovën, Valdete Bajrami ka thanë se nuk kanë me marrë pjesë në këtë takim.