AAK e Nisma, qe çka janë të gatshëm për Asociacionin!

aaknisma

Ramush Haradinaj në konferencën e perbashkët me Fatmir Limjan për zhvillimet aktuale në vend, janë shpreh kambëngulës në kërkesat e tyne dhe për zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Në këtë konferencë për gazetarë, ata folën edhe për protestën e 14 Majit, të cilën e quejtën si nji mbështetje të qytetarëve në kauzën e tyne.

Numri nji i AAK’s tha se dy temat që po e randojnë Kosovën ma së shumti janë ndërhymja e Serbisë dhe keqqeverisja.

Derisa lidhun me Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, simbas liderave të këtyne dy partive, kanë thanë se kjo çashtje duhet të rinegociohet, mbasi gjykata Kushtetuese ka gjetë shkelje, tue ndryshue kështu qendrim nga koha kur në koalicionin opozitar ishte edhe Levizja Vetëvendosje, e kur ishin kategorisht kundër këtij asociacioni.

“Janë dy tema që e randojnë Kosovën, ndërhymja e Serbisë në Kosovë dhe keqqeverisja. Protesta e 14 Majit deshmoi mbështetjen e qytetareve kundër këtyne dy gjanave”, ka thanë Haradinaj.

Ne takimin me komisionerit e BE’s, Johannes Hahn kam propozue që marrëveshja për Demarkacionin të negociohet në Bruksel, por se nuk ka marrë ndonji përgjigje lidhun me këtë propozim.

Kreu i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka insistue se zgjidhja ma e mirë e tana problemeve, vazhdon të jetë organizimi i zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

“Do të vazhdojmë kundërshtimin e kësaj qeverie dhe jemi tue punue që të shpalosim alternativat tona. Na mendojmë se e vetmja zgjidhje për me dalë nga kriza janë zgjedhjet e jashtëzakonshme”, ka thanë Limaj.