AAK e Nisma vijnë me nji kërkesë

aaknisma

Pal Lekaj i AAK, ka thanë në mbledhjen e partive politike, se e drejta për me propozue kryetar të Kuvendit i takon PAN’it dhe askujt tjetër.

Lekaj ka thanë se asht e padrejtë që paritë politike ta bllokojnë zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Ai ka thanë se e drejta e kandidatit për kryetar të Kuvendit i takon PAN’it dhe askush nuk mundet me qitë kushte për kandidatin e tyne. “Na kemi kandidatin tonë dhe ai asht Kadri Veseli”, ka thanë Lekaj, raporton lajmi.net.

Lekaj e ka quejt të ngutshme thirrjen e seancës dhe ka thanë se nuk do marrin pjesë.

Ndërsa, sekretari i NISMA, Bilall Sherifi, ka thanë se mbas deklaratës së Hotit dje asht pa që në Kuvend nuk ka nji shumicë tjetër për formimin e Qeverisë.