AAK e ‘refuzon’ Vetëvendosjen, qe pse!

Lëvizja Vetëvendosja sot edhe zyrtarisht ka shpall 1 Shtatorin ditën kur do të mbahen protesta në sheshet e Prishtinës.

Marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi, që pritet me u votue në Kuvend pikërisht në këtë ditë, pritet të ketë edhe njerëz në rrugët e kryeqytetit.

Subjekti tjetër opozitar, Aleanca për Ardhmeninë e Kosovës nuk kanë marrë ndonji ftes për t’ju bashkangjit kësaj proteste.

Anëtari i kryesisë nga kjo parti, Muharrem Nitaj ka thanë për “Indeksonline” se nuk kanë qenë pjesë e konsultave rreth kësaj proteste dhe nuk do të jenë pjesë e organizimit që pritet të mbahet me 1 Shtator.

“Na nuk kemi qene pjese e konsultave dhe nuk jemi po ashtu as pjese e organizimit”, ka thanë ai, tue shtue se “Vetëvendosja” asht organizate autonome politike dhe asht krejt normale me thirrë protesta, kur ajo i vlerëson.

Por ai ka theksue se AAK nuk do të jetë pjesë e kundërshtimit të protestave qytetare e politike.