AAK e vetme fton për protestë gjithëpopullore me 14 Maj

ramushiii

Aleanca për Ardhmëninë e Kosovës ka njoftu se mbas konsultave të njimbasnjishme ka marr vendim që të thërras nji protestë gjithëpopullore me 14 Maj.

Lexoni njoftimin e plotë të AAK’s:

Pas konsultave të njëpasnjëshme që nga anulimi i protestës së kaluar të Opozitës, e paraparë që të mbahej me 26 Mars, AAK sot ka marrë vendim për mbajtjen e një proteste gjithpopullore me 14 Maj.
Një vendim i tillë është marrë pas diskutimeve me të gjitha forumet e AAK-së dhe një përcaktimi të palëkundur, që të vazhdohet me kundërshtimin e kapjes së Shtetit.

AAK do të konsultohet edhe me partitë tjera opozitare dhe me shoqërinë civile e me grupet e interesuara, në mënyrë që protesta të jetë sa më e fuqishme.
Protesta e 14 Majit, do të jetë e qetë dhe paqësore!