AAK, gati për listë të përbashkët zgjedhore me VV e NISMËN

Edhe mbas zhvillimeve të djeshme, edhe pse pranon dallimet mes partive të opozitës, Aleanca për Ardhmëninë e Kosovës nuk e përjashton mundësinë e shkuemjes në zgjedhje në nji listë të përbashkët të opozitës.

Kështu tha lideri i AAK’s mbas takimit të jashtëzakonshëm me kryesinë e partisë së tij.

Ai gjithashtu tha së protesta e anulueme, ka me u mbajtë për 1 javë, mirëpo nuk dha ndonji datë të saktë.

E për largimin e Donika Kadaj Bujupit, kreu i AAK’s thotë se as sot nuk e di arsyen e vertetë të largimit të saj.

Simbas shefit të Aleancës, opozita ka me vazhdue së bashku rrugën në kundërshtim të kësaj qeverie.