AAK ‘godet’ randë Kryeministrin. Kështu e quen për deklaratat rreth papunësisë

Partia e Ramush Haradinaj ka zgjedhë me krahasue Isa Mustafën me Shefin e Makinerisë së rrenave.

Këtë epitet ja ka dhanë Avni Arifi, Këshilltar i Ramush Haradinajt dhe Kryetar i Degës së kësaj partie në Prishtinë.

Tue komentue deklarimet e Kryeministrit se në Kosovë ka rritje ekonomike, Arifi ka thanë se Isa Mustafa s’po doket si Kryeministër, por po merr role tjera.

“Kur flet Isa Mustafa për rritje ekonomike dhe zvogëlim të papunsisë krijon bindje se asht shef i Makinerisë së Rrenave e jo Kryeministër”, ka reague Arifi.