AAK godet VV’n e LAA’n

Edhe pse ishte ndër javët ma të përfoluna në mënyrë që të arrihej formimi i institucioneve udhëheqëse në vend, përsëri nuk u arrit nji gja e tillë.

Simbas deputetit të Aleancës për Ardhmëninë e Kosovës, Pal Lekaj, asht ma se e nevojshme krijimi i institucioneve udhëheqëse në vend dhe atë sa ma shpejtë që të jetë e mundun.

“Institucionet e reja duhen me u formue sa ma shpejtë që asht e mundun, sepse asht e nevojshme që t’i kemi ato për me ecë tutje në shumë procese që janë jetike për qytetarët dhe për Kosovën”,ka thanë Lekaj për Indeksonline.

Madje, simbas Lekajt, nuk ka bllokadë institucionale në vend, por që janë disa vonesa që siç thotë ai po shkaktohen nga kryefortësia e disa njerëzve.

“Bllokadë nuk mujm me thanë që ka, por janë disa vonesa që po shkaktohen nga kryefortësia e disa njerëzve që në nji mënyrë apo tjetër të njajtit po e keqpërdorin kryesuesin e seancës, tue harrue që përmes këtij pozicioni krejt ceremonial as nuk merret e as s’mundet me u uzurpue pushteti”,ka shtue Lekaj.