AAK hap fushatën, Haradinaj vjen me nji deklaratë për Demarkacionin

Ramush Haradinaj, kryetari i Aleancës për Ardhmëninë e Kosovës, ka thanë se vizat nuk kanë m’u mvarë nga Demarkacioni.
“Nesër Qeveria e voton Komisionin për Demarkacion. Që nesër fillojmë me punë, për me gjetë fakte se opcioni i tashëm asht gabim – kjo temë nuk po rrinë në sirtar.
Brukseli e vlerëson se kjo temë asht në proces, dhe nuk do të lidhet afati i kësaj teme me afatin e liberalizimit”, ka thanë Haradinaj.

Ai ka thanë se nuk duhet të lidhet Demarkacioni me vizat.

Haradinaj këto komente i ka ba para të pranishmëve dhe mediave në hapjen e fushatës zgjedhore në Prishtinë.

Shperndaje në: