AAK i përgjigjet ftesës së Kryeministrit

Aleanca për Ardhmëninë e Kosovës, ka mirëpritë iniciativën e kryeministrit Isa Mustafa për të bisedue për Demarkacionin.

Këtë e ka konfirmue për “Zeri.info”, deputeti i AAK’s, Bali Muharremaj.

“Pse jo, na kemi me ju bashkëngjitë këtij takimi. Jemi të vetëdijshëm se çka kemi ba deri tash, andaj shpresoj që ka me pasë reflektime”, ka thanë ai.

“Interesi i qytetarëve asht primar, andaj na nuk kemi me l’shue pe rreth kësaj pune”!