AAK kërkon nga Qeveria që Demarkacionin me kthye prej fillimit

aaknisma

Grupi Parlamentar i AAK’s asht i shqetësuem me mosveprimin e Qeverisë dhe Kryeministrit, dhe mbajtjes pezull e pa zgjidhje të Demarkacionit me Malin e Zi.

“Mbas fakteve të reja dhe mbas shnendrrimit të kësaj çashtje në temë të përmasave nacionale, si dhe mbas hezitimit të nji numri të konsiderueshëm të deputetëve për me votue Marrëveshjen e Demarkacionit, i kërkojmë Kryeministrit dhe Qeverisë, që këtë çashtje me rikthye në pikën xerro”, thuhet në nji komunikatë për media.

Qeveria duhet që urgjentisht me rihapë këtë temë me Malin e zi, në mënyrë që vendi, me u marrë me tema të tjera shumë të randësishme për vendin.