AAK, kështu e vlerëson vendimin e Kushtetueses!

aaakramboo

Aleanca për Ardhmëninë e Kosovës përmes nji reagimi dërgue mediave ka thanë se Thaçi nuk asht figurë unifikuese në postin e presidentit.

Simbas AAK’s edhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese, që hodhi poshtë pretendimet e opozitës, nuk asht i drejtë.

 

Kjo asht komunikata e plotë e AAK’s:

AAK e ka kundërshtuar votimin e e Hashim Thaçit president, me veprime të njohura që në ditën e votimit të tij, janë shoqëruar edhe me kundërshtim mjaft të ashpër në Kuvend, por edhe me protesta në rrugë.

Ne konsiderojmë se Hashim Thaçi nuk e përmbush kriterin kryesor për president i vendit, që është të qenit faktor i unitetit.

Ne poashtu konsiderojmë se edhe votimi i tij, është bërë edhe në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe besojmë se vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese nuk është i drejt.

Për sa i përket një veprimi të përbashkët opozitar në ditën e betimit të Presidentit, deri me tash nuk pasur një diskutim apo vendim për këtë çështje.