AAK: Kriteri i Demarkacionit për viza asht kërkesë e krenave të shtetit, jo e BE’s

aak

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Teuta Haxhiu dyshon se kriteri i vnuem nga Bashkimi Europian që Kosova duhet me ratifikue marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi para se me u heqë vizat, asht kërkesë e krnave të shtetit dhe jo kusht i drejtpërdrejt i BE’s.

“Çashtja e kushtëzimit të Kosovës për liberalizim të vizave, asht nji kushtëzim që nuk i ka ndodhè asnji vendi për me u futë në BE. Unë dyshoj që kjo ka ardhë si kusht i Europës, ma tepër ka qenë kërkesë e nënshkruesve të kësaj marrëveshje për me u hedh hi syve të qytetarëve”, ka deklarue deputetja Haxhiu në emisionin “Kontakt” në Tribuna Channel.

Ajo ka thanë se marrëveshja e Demarkacionit i shkakton dame vendit, prandaj Republika e Kosovës nuk e ka komoditetin me i falë tokë askujt, prandaj nuk duhet me u luejtë me ndjenja të popullit.

Deklaratën e ndihmës sekretares amerikane Nulad, e cila thotë se Demarkacioni duhet me u ratifikue deri në vjeshtë, Haxhiu nuk e sheh si kushtëzim.