AAK: Ky koalicion s’mundet me vazhdue, vendi me shkue në zgjedhje!

Grupi Parlamentar i AAK’s, ka thanë se koalicioni qeveritar nuk i ka numrat për tema të randësishme për Kosovën, prandaj duhet me shkue në zgjedhje.

Në nji komunikatë për media të AAK’s, thuhet se shumica parlamentare po sillet si pakicë, tue mos pasë në vazhdimësi numrin e nevojshëm të deputetëve të vet në seanca.

“Edhe sot u pa shumë kjart se ky koalicion nuk mundet me vazhdue tutje…edhe pse tenton me shfaqë arrogancën e numrave, në mungesë të tyne, mazhoranca po shfaqë vobektesinë dhe nuk asht në gjendje me marrë asnji vendim”, thuhet në njoftimin e AAK’s.

Grupi Parlamentar i kësaj partie vlerëson se zgjedhjet duhet me u mbajt sa ma shpejtë.

“Po kuptohet dita ditës së zgjedhjet e parakohshme nuk janë ma vetëm ‘deshirë’ si disa po tentojnë me interpretue, po nevojë dhe për këtë duhet me veprue sa ma parë. Subjektet politike parlamentare, nuk duhet me qenë të kënaquna me mënyrën se si po funksionon Kuvendi dhe Qeveria, deputetët me shfrytëzue të drejtat e tyne kushtetuese për shpërndamjen e Kuvendit të Kosovës e me ju  kthye vlerësimit qytetarë, kështu e thotë demokracia”, thuhet në fund të komunikatës së AAK’s.