AAK me letër ka me i kërkue Presidentes sqarime për komisionin për Demarkacionin, se kane dilema

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e mirëpret nismën e Presidentes Atifete Jahjaga për krijimin e nji komisioni ndërkombëtarë për me shqyrtue kufinin Kosovë-Mal i Zi, por ka disa dilema dhe paqartësi.

Zadhanësi i AAK’s, Muharrem Nitaj, tha për Indeksonline se si parti politike janë t’parët që kane ngrit shqetësim për përcaktimin e keq të vijës kufitare. Ai tha se AAK e përkrah komisionin ad-hoc, por simbas tij, duhet me dal dikush e me tregue cila ka me qenë metodologjia e pun

E para që duhet me thënë është që ne e mirëpresim nismën e presidentes për krijimin e një komisioni ndërkombëtar për ta shqyrtuar kufirin me Malin e Zi. Ne si parti politike që e kemi ngritur të parët shqetësimin për përcaktimin e keq të vijës kufitare të kufirit Kosovë- Mal i Zi kemi shumë paqartësi, cili do të jetë roli dhe kompetencat që do të ketë komisionit ad-hoc, cila do të jetë metodologjia e punës dhe dokumentet që do t’i shqyrtoj ky komision, kush do ta mbikëqyr punën e këtij komisioni dhe nga kush e për çfarë do të shfrytëzohet vlerësimi i procesit për demarkacionin me malin e zi” , ka thanë Nitaj.

Nitaj theksoi se AAK ka me i shkrue letër Presidentes Atifete Jahjaga, për me kërkue sqarime për këto dilema.

Nuk e kuptojmë se çka nënkupton ky komision ad-hoc. A do të jetë pa ekspert të brendshëm apo duhet të shqyrtohet nevoja për krijimin e një komisioni miks. Do t’i shkruajmë letër presidentes e cila e ka krijuar këtë komision. Do t’i kërkojmë sqarime për këto dilema dhe shqetësime që i kemi ngritur dhe pastaj do të pozicionohemi pasi që nuk ka pas ftesë të jetë ndonjë ekspert vendor”, tha Nitaj.