AAK: Nëse Murat Meha dhe Gazmend Muhaxheri nuk kane fakte për vijën kufitare, fati tyne ka me qenë i mjerë!

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës përmes nji njoftimi për media ka reague lidhun me deklaratën e kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxherit lidhun me çashtjen e demarkacionit me Malin e Zi.

Në reagimin e AAK’s thuhet se Gazmend Muhaxheri i’u paska bashkue “valles” së Komisionit Shtetnor dhe Qeverisë së Kosovës, të cilët simbas AAK’s me të pa drejt dhe krejtësisht në shpërputhje me faktet dhe të dhanat, dhe në dam të territorit tonë po insistojnë me i humb jo ma pak se 8300 hektarë tokë.

Ja reagimi i plotë:

Është për keqardhje dhe tejet e dëmshme për situatën aktuale deklarimi i Kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, lidhur me çështjen e Demarkacionit me Malin e Zi. Edhe ky Gazmend Muhaxheri i’u paska bashkuar “valles” së Komisionit Shtetëror dhe Qeverisë së Kosovës, e që të cilët me të pa drejt dhe krejtësisht në shpërputhje me faktet dhe të dhënat, si dhe në dëm të territorit tonë po insistojnë të humbim jo më pak se 8300 hektarë tokë. Ky deklarim i Gazmend Muhaxherit, se kufiri nuk është në Çakorr, është në kundërshtim të plotë me gjendjen faktike është në kundërshtim të plotë me dy Rezolutat e Kuvendit Komunal, të Pejës të cilat janë votuar nga të gjitha subjektet politike që janë pjesë përbërëse e këtij kuvendi,(përfshirë këtu me edhe subjektin ku bën pjesë vet kryetari Muhaxheri) në muajin mars të vitit 2015, e sidomos kjo e fundit e cila thotë se për Komunën e Pejës dhe banorët e saj, kufiri është në Qafën e Çakorit dhe në Kullën e Zhlepit. Ky deklarim i këtij njeriu nuk na habit, mirëpo i habitshëm mund të konsiderohet fakti që Muhaxheri deklaron edhe kundër subjektit të tij politik, të zgjedhurve të tijë si dhe, edhe zgjedhësve të tij. Nëse Murat Meha dhe Gazmend Muhaxheri, nuk kanë fakte për vijën kufitare, atëherë ne ju themi atyre se fati i juaj, e edhe disa eksponentëve të tjerë do të jetë i mjerë, sepse faktet ekzistojnë, janë relevante, sepse Kufiri do të jetë në Kufi, aty ku ka qenë historikisht, aty ku edhe është mbrojtur nga vet rugovasit për breza të tërë dhe aty ku nuk ka mandat as kush ta lëvizë atë.