AAK-Nisma të gatshëm me bashkëpunue me Pacollin

Koalicioni opozitar AAK dhe Nisma për Kosovën nuk e përjashtojnë zgjanimin e koalicionit edhe me Aleancën Kosova e Re.

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ka deklarue në “Republika” me Dardan Gashin se koalicioni nuk ka vija të kuqe.

Ai ka lanë të hapun mundësinë për bashkëpunim edhe me Pacollin dhe me cilindo që punon për të mirën e shtetësisë së Kosovës.