AAK nuk pyet për opozitën: Bojkot Kuvendit!

AAK nuk ka me qenë pjesë e kësaj legjislature, pa marrë parasysh nëse dy subjektet e tjera opozitare i bashkohen apo jo këtij vendimi.

Kështu deklaroi Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, mbas vizitës në Qendrën Klinike Universitare.

Por ai theksoi se opozita mbetet e bashkueme, edhe pse munden me dallue vetëm metodat.

Haradinaj shtoi se qëllimi i vizitës ishte për me u njoftë nga afër me problemet me të cilat përballet kjo Qendër.

Me këtë rast, ai dhuroi gjak, si dhe dhe shpërndau dhurata për fmitë e Pediatrisë.

Mbas kësaj, kreu i AAK’s u prit nga pari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, me të cilin zyrtarizoi koalicionin mes partisë së tij dhe Vetëvendosjes në këtë komunë.

Simbas kësaj marrëveshjeje, AAK’ja ka me marrë Drejtorin për Shërbime Publike, që deri tash asht udhëheqë Dardan Sejdiu.