AAK nuk siguron se nesër zgjedhet Kryeparlamentari

Anëtari i kryesisë së AAK’s, Muharrem Nitaj ka konfirmue se edhe AAK ka me marrë pjesë në vazhdimin e seancës konstituive, t’Ejten n’ora 10:00, ashtu siç kanë me veprue edhe deputetët e dy partive tjera, pjesë e koalicionit PDK-AAK-NISMA (PAN).

Megjithatë, Nitaj lë të kuptohet se PAN ende nuk i ka të sigurueme ende votat për kryeparlamentar.

“Nesër deputetet e PAN’it marrin pjesë në seancë, por suksesi i votimit të Kryetarit dhe Nënkryetarëve te Kuvendit nuk mvaret nga seanca, por nga vetëdija dhe përgjegjësia e deputeteve që asht e paracaktueme me kushtetute”, tha Nitaj për Express.

“Forcat politike duhet me lëvizë nga ky pozicion e me zhbllokue situatën e krijueme rreth konstituimit të plotë të Kuvendit. Çashtja e krijimit të Qeverise asht tjetër; aty kundërshtarët politikë munden me tregue fuqinë e tyne politike”.