AAK: Për asnji çmim s’bahemi pjesë e Qeverisë Mustafa

Përmes nji njoftimi për media, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka sqarue për opinionin publik që AAK me asnji çmim nuk bahet pjesë e Qeverisë Mustafa.

 
Ky asht njoftimi i plotë:

Qëndrimi parimor dhe i vendosur i AAK-së, për të kundërshtuar keqqeverisjen dhe për ta bërë opozitarizmin sipas parimeve që e udhëheqin këtë parti, i ka çuar peshë disa mediume të sponsorizuara, herë nga njëra e herë nga pala tjetër, që të fabrikojnë rrena se si AAK po hyn në qeveri!
Ky reagim s’ka të bëjë me këto mediume e as me sponsorët e tyre, por është sqarim për opinionin publik.
AAK, me asnjë çmim, nuk do të jetë pjesë e Qeverisë Mustafa.
Prandaj fushata e rrenave, nuk do të mund ta dëmtojë më AAK-në, sepse qytetarët po i shohin vlerat e secilit.
Me këtë qeveri do të shihemi vetëm në zgjedhje, të cilat s’mund t’i ndalë kush!