AAK për kunatat Bujupi: Asht rrokullis tenxherja dhe e ka gjete kapakun

aak

AAK, dega në Istog ka reague mbasi kryetarja e nëndegës së AAK’s në këtë qytet, asambleistja e Kuvendit Komunal, Lavdije Bujupaj, sot kalooi zyrtarisht në Lëvizjen Vetëvendosje.

Në nji njoftim për media të AAK dega në Istog, thuhet se Lavdije Bujupaj asht kunata e Donika Kadaj-Bujupi, e cila ditë ma parë ka kalue nga AAK në Vetëvendosje.

Pas largimit të Ilir Dedajt, VV-ja qenka forcuar „tmerrshëm“. Dega e AAK-së nē Istog, nuk shqetësohet pse pazaret e pandershme politike, që filluan me Donikën, po “shpërrallohen” e po marrin epilog edhe me dofarë kunatash e familjarësh të saj“, thuhet në këtë reagim.

AAK, tha se partisë po i bashkohen me dhetra anëtarë të ri përditë, dhe kjo simbas tyne asht fuqia edhe në Istog.

Në popull thonë, „është rrokullis tenxherja dhe e ka gjetë kapakun“. Ky është shpjegimi ynë për kunatat „Bujupi“ “, përfundon njoftimi.