AAK po pret qe Ligji për Trepçën të aprovohet në leximin e dytë

Deputetët e Aleancës për Ardhmëninë e Kosovës janë tue pritë që Ligji për Trepçën ka me u aprovue në leximin e dytë.

Deputeti Bali Muharremaj ka publikue nji fotografi nga zyrat mbrenda Kuvendit të Kosovës, ku shihet së bashku me deputetët tjerë.

“Në pritje të aprovimit të Ligjit për Trepçën, në leximin e dytë i cili i jep zgjidhje të qëndrueshme, gjigantit TREPÇA”.