AAK: Policia asht tue pengue autobusat me qytetarë në rrugën Pejë-Prishtinë pa ndonji shpjegim 

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), përmes nji komunikate ka njoftue se disa autobusa me qytetarë janë bllokue në rrugën Pejë-Prishtinë, pa ndonji shpjegim.

AAK ka apelue te policia që me lehtësue qarkullimin e qytetarëve si dhe mosaplikimin e skenarëve të tillë.

Qe njoftimi i pllotë i AAK-së:

Mijra automjete janë bllokue në rrugën Pejë Prishtinë, te udhëkryqi i Kijevës pa asnji shpjegim. Qytetarët njoftojnë se kolona e automjeteve asht bllokue, nga gjoja punimet në rrugë.

AAK apelon të Policia e Kosovës që me lehtësue qarkullimin e qytetarëve dhe u banë ftesë institucioneve të shtetit, që mos me aplikue skenarë të tillë, sepse populli nuk ka me mujt me u pengue me mbërri në Prishtinë.

Arsyet për me protestue janë shumë ma të forta se sa pengesat e kujtdoqoftë.