AAK presion LDK’s, por Anton Quni ia jep nji lajm të keq PAN’it

Zyrtarë të koalicionit PDK-AAK-Nisma kanë shtue zanat në deklaratat e tyne të fundit se për formimin e Qeverisë së re, ata kanë sigurue numrat përmes deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Pal Lekaj nga Aleanca për Ardhmëninë e Kosovës, asht shprehë i bindun se Ramush Haradinaj ka me qenë kryeministër i ardhshëm i Kosovës dhe se ai ka me marrë vota edhe nga deputetët e LDK’s.

“Ka deputetë të subjekteve politike, përfshi edhe LDK’n, që kanë me votue Haradinajn”, ka thanë Lekaj.

Por, deklaratën e Lekajt, e ka demantue në nji prononcim për gazetën “Bota sot”, deputeti i LDK’s, Anton Quni.

Ky i fundit, ka mohue kategorikisht se deputetë të partisë së tij, kanë me votue për kandidatin për kryeministër të PAN’it, Ramush Haradinaj.

“Asgja të vërtetë nuk ka, absolutisht asgja. Zero votë nga LDK’ja për koalicionin PAN. Se çka po duen ata, duhet pyetë ata, por deri tash asnji votë nuk e kanë të garantueme prej deputetëve të LDK’s”, ka deklarue Quni.

Ai ka theksue se dëshmi për këtë i ka bisedat dhe informatat me kolegët e tij të partisë.

“Ato informata që bazohem unë, në bisedat me kolegët e mi deputetë, asnji deputet nuk ka garantue votë për kandidatin për kryeministër të PAN’it”, ka shtue Anton Quni.