AAK: Protestojmë pa Vetëvendosjen!

Pavarësisht akuzave që po i drejtojnë njana-tjerës, partitë opozitare vazhdojnë me i mohue mosmarrëveshjet dhe krizën mbrenda këtij blloku.

Ma së miri këtë e argumenton deklarata e liderit të AAK’s, Ramush Haradinaj, se ai nuk asht si Visar Ymeri që me gjuejt gaz e me u ngreh zhag nga Policia.

Analisti Bajrush Morina thotë se marrëdhaniet mes opozitës, tashma janë në fazën e shkunorëzimit juridik.
Morina shton se protesta e opozitës së bashkueme nuk ka me qenë ma aq e fuqishme si deri tash.

Por Vetëvendosja e mohon mshefjen e krizës mes subjekteve opozitare, pamvarsisht deklarimeve të Haradinajt.

Edhe zadhanësi i AAK’ e mohon krizën, por ai thekson se partia e tij asht gati me protestue vetëm, pa partitë e tjera të opozitës, pra edhe pa Vetëvendosjen.

Nitaj shton se AAK’ja ka me vendosë këtë javë për datën e mbajtjes së protestës së ardhshme.