AAK, qe çka thotë për marrëveshjen e Brukselit!

aak

Aleanca për Ardhmëninë e Kosovës thekson se marrëveshja për validitetin e letërnjoftimeve ilegale të lëshueme nga strukturat paralele serbe të Kosovës, qoftë edhe për nji fazë, si thuhet tranzicioni, asht nji lëshim tepër i randë i qeverisë së Kosovës.

Simbas AAK’s, njohja e këtyne dokumenteve të jashtëligjshme paraqet edhe problem të sigurisë dhe asht koncept krejtësisht i gabuem për integrimin e komunitetit serb në institucionet e Republikës së Kosovës.

“Prandaj kerkojmë nga qeveria e Kosovës ta sqarojë saktë se çfarë asht diskutu dhe për çfarë janë marrë vesh në bisedimet e djeshme në Bruksel.

Për ma tepër kjo qeveri, mbas marrëveshjes kundërkushtetuese për Asociacionin me Serbinë, nuk e ka legjitimitetin të bisedojë për kurrfarë çashtjesh që lidhen me marrëdhaniet me Serbinë dhe ajo duhet që urgjentisht ta shfuqizojë marrëveshjen e bame dje, me të cilin po i legjitimon edhe dokumentet ilegale të strukturave paralele të serbëve në Kosovë”, thuhet në reagimin e AAK’s.