AAK, qe vetëm kur kthehet në Kuvend!

Aleanca për Ardhmëninë e Kosovës nuk do të merr pjesë as në seancën e nesërme të Kuvendit të Kosovës.

Kështu bani të ditun nënkryetari i kësaj partie Ali Berisha në nji konferencë për media, derisa tha se ky vendim për bojkotim të seancave derisa në Kuvend të trajtohen çashtja e Demarkacionit dhe Asociacionit asht marrë kohë ma parë.

Ai gjithashtu tha se vendimi i AAK’s asht që të kundërshtohen këto dy marrëveshje me mjete demokratike mbrenda dhe jashtë Kuvendit, derisa theksoi se kur AAK të kthehet në Kuvend nuk ka me perdorë gaz lotsjellës.