AAK s’e ka telashe takimin me Vetëvendosjen, qe çka thotë për Kuvendin

Aleanca për Ardhmëninë e Kosovës i asht përgjigj pozitivisht thirrjes për takim të perbashkët ndërmjet tri partive opozitare, e cila asht kerkue nga Lëvizja Vetëvendosje, respektivisht kryetari Visar Ymeri.

Anëtari i kryesisë, njiherësh zadhanësi i AAK’s, Muharrem Nitaj në nji prononcim për Indeksonline ka thanë se asht pro takimit të përbashkët opozitar, mirëpo, të specifikohen tema për çfarë do të diskutohet.

“Asht e vertetë që s’ka asnji telashe as me Visarin as me askënd tjetër të takohemi. Por mvaret për çfarë teme do të diskutohet”, ka thanë ai, tue shtue se Marrëveshjet për ASK’n dhe Demarkacionin nuk janë çashtje partiake dhe do të kenë kundërshtim të fuqishëm.

“Boshti opozitarë AAK dhe Nisma janë bashkë me këdo qoftë që e ka pozicione kundërshtuese ndaj këtyne marrëveshjeve”, asht shpreh ai.

Ma tej, Nitaj nuk ka hedh poshtë veprimin e AAK’s për me u kthye në Kuvendin e Kosovës, ashtu si ka konfirmue dje Lëvizja “Vetëvendosje”.

“Njiherë për njiherë nuk kemi qendrim për me u kthye. Ndërsa çashtja e Vetëvendosjes për me u kthye asht vendim i tyne mbasi janë partia autonome dhe vendosin për vendimeve e veta”, asht shpreh ai.