AAK: S’kemi me iu kthye Kuvendit derisa nuk ka zgjedhje të reja

AAK’ja nuk ka me ju kthye Kuvendit derisa nuk ka me pasë zgjedhje të reja në vend, kështu deklaroi kryetari i AAK’s Ramush Haradinaj, mbas takimit që pati me kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha.

Haradinaj sqaron se këtë veprim e kanë marrë jo si opozitë e bashkueme dhe se kjo nuk nënkupton se është dorëzim i mandateve nga deputetet e tyre.

Por ai shpreson që edhe 2 subjektet tjera opozitare kane me ju bashkue.

Haradinaj foli edhe për protestën e 26 Marsit, tue thanë se kane me qenë paqësore dhe duhet me u kujdes që gjendja mos të eskaloj.